Analiza/A po fillon me Shkëlzen Berishën një gjueti shtrigash? 2 orë më parë

Fillimi i këtij viti kishte paralajmëruar rezultatet e para të Reformës në Drejtësi, fundin e pandëshkueshmërisë dhe goditjen e ‘peshqve ... thumbnail 1 summary

Fillimi i këtij viti kishte paralajmëruar rezultatet e para të Reformës në Drejtësi, fundin e pandëshkueshmërisë dhe goditjen e ‘peshqve të mëdhenj’. Në fakt për hir të së vërtetës disa lëvizje ka pasur. Për herë të parë që pas Gërdecit dhe aferë së CEZ, më në fund prokuroria ka “guxuar” të marrë në pyetje Shkëlzen Berishën, gjë që organi i akuzës nuk kish pasur këllqe ta bënte kurrë për sa kohë i ati i tij ishte në pushtet. Po në të njëjtën ditë prangat janë vënë edhe mbi duart e dy drejtorëve të rrugëve, njërit prej sektorëve më abuzivë sidomos gjatë qeverisjes së demokratëve. Andi Toma, (ne foto djathtas) ish-drejtori i Drejtorisë së Rrugëve për periudhën 2009-2013 dhe pasardhësi i tij në krye të ARRSH-së për vitet 2013-2017, Dashamir Xhika (ne foto majtas) kanë përfunduar në burg së bashku me 5 persona të tjerë që do të ndiqen penalisht. Por ajo që bie në sy është se thirrja nga prokuroria e të birit të Berishës përpara se të ndodhte u paralajmërua nga kreu i grupit socialist Taulant Balla, ndërsa dy të arrestuarit janë njëri nga PD dhe tjetri nga LSI-a.

Pasi sheh këto “fakte rastësore” ngrihet pyetja. Natyrisht që një drejtësi e vërtetë duhet të godasë pa dallim edhe krimet e pandëshkuara të së djeshmes si Gërdeci, privatizimi i dështuar i CEZ-it apo abuzimet marramendëse që janë bërë me rrugët, por a mos vallë do të qe më e besueshme nëse ajo e niste punën e saj nga krimet e të sotmes, nga përgjegjësit për kanabisin, koncesionet apo vdekjen e Ardit Gjoklajt. A ka më shumë peshë një drejtësi e pavarur dhe a bëhet ajo më e besueshme kur heton mbi ata që janë në pushtet?

Kjo pyetje bëhet edhe më flagrante kur në të njëtën kohë njerëzit që janë të lidhur me dosjen ‘Habilaj  – Tahiri’, ose lirohen nga burgu, ose ekstradohen jashtë Shqipërisë.

Vetë kontrasti mes këtyre dy konstatimeve ngre një alarm të madh: atë të përdorimit të drejtësië.

Deri më sot republika dy lloje të ndryshme të dështimit të pushtetit të drjtesisë. I pari është ai i viteve 1992- 2000, kur sidomos Berisha por edhe socialistët e përdorën atë për të goditur kundërshtarët e tyre politikë. Më pas në shekullin e ri drejtësia e hoqi qafe zgjedhën e politikës, por në vend që të bëhej një kundërpushtet i pavarur, ajo ra në pozicionin komod të pandëshkueshmërisë të të gjitha palëve politike.

Për të prishur këtë traditë që ia kishte sjellë shqiptarëve në majë të hundës, u iniciua edhe reforma në drejtësi.

Por mënyra se si po tenton të zbatohet ajo, mënyra se si u kap nga shumica politike Prokuroria dhe se nga po e fillon punën kjo e fundit, ngre një shqetësim të madh. Rikthimin e drejtësisë në kohën e Berishës së parë, kur ajo përdorej si kamzhik për të goditur kundërshtarët politikë.

Dhe nëse vazhdohet në këtë rrugë, sikurse duken shenjat e para, shumë shpejt do të detyrohemi të kujtojmë me nostalgji kohën e pandëshkueshmërisë, që aq shumë na e anatemuan Lu dhe Vlahutin. Sepse mes dy të këqiave ajo është gjithsesi ku e ku më e mirë sesa përdorimi i drejtësisë vetëm nga njëra palë.